30% e grekëve janë pro Grexit dhe kthimit të dhrahmisë

30 përqind e grekëve janë pro Grexit, ose thënë ndryshe pro daljes së Greqisë nga zona euro, për pasojë kthimit të dhrahmisë,  50%  mendon se koalicioni qeverisës do të bjerë së shpejti dhe do të krijohet një qeveri teknike, kurse 55.1 parashkojnë përkeqësim të gjendjes ekonomike gjatë 2016. Këto janë rezultatet e sonadazhit të kompanisë Kappa Research, publikuar në të përditshmen greke To Vima, të cilat tregojnë se pak muaj pas zgjedhjeve të mbajtuara në shtator,  qeveria e kryeministrit Aleksis Tsipras ndodhet në presion të konsidetueshëm.

Votuesit u pyetën në lidhje me nismat e qeverisë, reformën e pensioneve, krizën e refugjatëve dhe rrezikun e terrorizmit. Sipas sondazhit, për 69.5 për qind  të të anketuarve, 2015 ishte një vit i shpresës dhe zhgënjimit me politikë. Në lidhje me gjendjen e tyre financiare personale, 57.7 për qind e grekëve thanë se ishin pesimistë se situata pritet të behet edhe më keq.

Ndërkohë, sa i përket ngjarjes më të rëndësishme  të vitit që lamë pas, për grekët ishte vendosja e kapitalit të kontolluar më 29 qershor. Në lidhje me krizën e refugjatëve, 60.5% besojnë se koordinimi me Bashkimin Evropian është i nevojshme për zgjidhjen e krizes, ndërsa 24.9% duan të mbyllin kufijtë.  62.8% e të anketuarve komentuan se  muslimanët paqësore që jetojnë në Evropë nuk duhet të ngatërrohen me ekstremistët radikalë, ndërsa 36.2% mendojne  se Islami është  një “kërcënim” në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?