”4 mijë trupa të gatshëm nga NATO në Kosovë”, Kurti: Duam një rajon të qetë dhe zhvillim ekonomik

Pas takimit me Presidentin e Sebisë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg priti në një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku edhe dolën në një konferencë të përbashkët.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se Kosova kërkon një rajon të qetë dhe të ketë zhvillim ekonomik. ”Qeveria ime dhe unë jemi të vendosur që të sigurojmë që politikat të jenë në linjë me linjat euroatlantike. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për NATO, një kontribut të madh për lirinë dhe ndërtimin e infrastrukturës gjatë luftës dhe sigurinë e vendit tonë. Kosova i ndan principet dhe do një rajon sa më të qetë. Duam të kemi zhvillim ekonomik”.

Kurse Stoltenberg siguroi që NATO është në Kosovë me 4 mijë trupa. ”Jemi të vendosur që do të përmbushim mandatin e OKB-së. Trupa të trajnuar të udhëhequra mirë, vetëm prania e tyre ndihmon në deskalimin, kur është e nevojshme mund të zbarkojmë e rrisim praninë tonë. Mund të rrisim sërish prezencën”.

SHKARKO APP