4 vajza jetuan si skllave për 16 vite. Shqiptari i mbante për djemtë

Në këto kohë të ngjarjeve të pazakonta, një histori çnjerëzore dhe tragjedike vjen nga Zvicra. Albrimi nga Kosova, bashkë me 4 djemtë e tij ka mbajtur 4 vajza si skllave për 16 vjet. Kjo histori tronditëse është publikuar nga gazeta “Blick”, ku në artikull nënvizohet se gratë u mbajtën si skllave për 16 vjet, pa e vënë re askush.

Viktima e parë ka qenë nga Shqipëria. Dyshohet se babai i djemve kishte zgjedhur këto vajza për djemtë e tij në Zvicër. Ato ishin të moshës 14 dhe 17-vjeçare në momentin që filluar të trajtoheshin si skllave.

“Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. 17-vjeçarja e atëhershme e njihte burrin e saj vetëm nga fotot. Prindërve të së resë iu premtuan se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç, jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve”, thuhet në shkrim.

Referuar aktakuzës, gratë janë izoluar, kërcënuar, përdhunuar dhe mbajtur si skllave. Të arrestuarit mohojnë akuzat. “Burrat mohojnë të kenë kryer ndonjë gjë të paligjshme. Gratë ishin dakord me gjithçka”, thotë avokati i tyre.

SHKARKO APP