609 raste të reja dhe 22 viktima nga Covid në Maqedoni

Një numër i lartë viktimash dhe rastesh të reja janë shënuar gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 6 542 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 609 raste të reja dhe kanë humbur jetën 22 persona.

Viktimat janë regjistruar: 6 persona të vdekur nga Shkupi (65, 66, 73, 77, 78 dhe 81), 5 persona të vdekur nga Strumica (45, 52, 64, 71 dhe 82), nga 2 persona të vdekur nga Prilepi (51 dhe 82) dhe Struga (70 dhe 80) dhe nga një person të vdekur nga Tetova (54), Gostivari (64), Berova (72), Kavadari (54), Kumanova (46), Kriva Pallanka (72) dhe Dibra (65).

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 347 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 nga fillimi i epidemisë është 183.059, numri i pacientëve të shëruar është 163.417, numri i vdekjeve është 6.236.

SHKARKO APP