82 vite burg për sulmuesit e Ziadin Selës

Gjykatësja e lëndës lexoi vendimin përfundimtar për të akuzuarit për dhunën që ushtruan ndaj Ziadin Selës më 27 prill. 7 te akuzuarit për tentim vrasje ndaj Selës shpallen fajtor dhe dënohen me 82 vite burg.

Për tentim vrasjen e Selës, sipas aktakuzës së re të akuzuar janë: Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, ALeksandar Janeveski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.

Deri ne apelimin e rastit në gjykatën e shkallës së dytë, Aleksander Janveski-Toshta dhe Nikolla Vojminovski për shkak të gjendjes shëndetësore mbeten në arrest shtëpiak ndërsa 5 te tjerët kthehen në paraburgim.

SHKARKO APP