Abazoviç u rrëzua, Mali i Zi kërkon kryeministër jo-partiak

115 ditë qëndroi si kryeministër i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç. Kuvendi votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviçit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit. Qeveria e tij u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër.

Tashmë i mandatuari me krijimin e qeverisë së re teknike, mund të jetë një person jashtë partive politike. Shihet me prioritet mundësia e caktimit të një individi të përfshirë prej dy dekadash në sektorin e OJQ-ve, i cili ka kontakte të mira në qarqet ndërkombëtare dhe i vjen “pas shijes” përfaqësuesve të këtij komuniteti.

Në këtë mënyrë, do të bëhej një përpjekje për të qetësuar elektoratin e demokratëve nëse ambasadat me ndikim arrijnë t’i bindin ata të formojnë një qeveri teknike me mbështetjen e pakicës së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit të shtetit Milo Gjukanoviq. Për momentin askush nuk e ka shumicën për të formuar një qeveri të re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?