Abuzoi dhe torturoi deri në vdekje 18-vjeçaren, vrasësi në gjyq me jelek antiplumb: Nuk jam i pafajshëm (VIDEO)
I akuzuar për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares Marigona Osmani, këtë të enjte i riu Dardan Krivaça erdhi me pranga dhe jelek antiplumb në seancën fillestare të gjykimit të tij. Pranë tij pati numër të shtuar të policëve për shkaqe sigurie. I akuzuar në këtë rast është edhe Arbër Sejdiu, miku i Krivaçës.
“Nuk po them se jam i pafajshëm dhe nuk dua të deklarohem lidhur më fajësinë në këtë fazë”, ka thënë Krivaça gjatë seancës. Në banesën e Dardan Krivaçës u rrah dhe e dhunua deri në vdekje Marigona, dhe më pas e ndjera u la në spitalin rajonal të Ferizajt.
Pas përfundimit të seancës, nga ambientet e Gjykatës Themelore në Ferizaj janë larguar edhe prindërit dhe familjarët tjerë të ndjerës, Marigona Osmani. Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve të cilët gjenden në paraburgim që prej muajit gusht të vitit 2021.
Nofullën e poshtme të thyer, thyerje të brinjëve, thyerje të unazave të qafës, këputje e palcës së qafës, lëndime të syve, fytyrës dhe pothuajse në çdo pjesë të trupit, janë ato çfarë janë përshkruar në raportin e autopsisë.