Ahmeti: BDI-ja, thesari i shqiptarëve të Maqedonisë

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në paraqitjen e fund-vitit si ngjarje më të rëndësishme të vitit që po lëmë pas e ka vlerësuar marrëveshjen për emrin.

Ai tha se kjo marrëveshje hap perspektivën euroatlantike të popullit të Maqedonisë, ndërsa përmendi edhe ligjin për gjuhën shqipe.

“Kemi patur fillim vit të vështirë, por me fund të suksesshëm. Ju e shihni që para jush dhe pas meje janë shtyllat e të arriturave tona, duke nisur që nga ftesa për NATO apo lajmi i mirë për negociatat për anëtarësim në BE. Ligji për gjuhën, është një arritje e pakontestueshme. Shumë e arsyeshme dhe pas asnjë dyshim dhe zbatimi do të fillojë në momentin e duhur”, tha Ahmeti.

SHKARKO APP