Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, autobusi përplaset me një furgon
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:20 në rrugën Veles – Shtip, afër Novo Sellës në Maqedoninë e Veriut.
Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një furgon, ndërsa nga përplasja ka mbetur i vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë.
Policia e Velesit thotë se përplasja ka ndodhur mes një furgoni mallrash me targa të Shkupit dhe një autobusi me targa të Kratovës.
Të gjitha automjetet e ambulancës së Velesit kanë transferuar të lënduarit në spitalin e Velesit. Disa nga pasagjerët e plagosur thonë se në autobus kishte mbi dhjetë persona.
E gjitha ndodhi papritur dhe askujt nuk i kujtohet se si u përplas autobusi me furgonin.
Nuk dihet numri i të plagosurve dhe nëse ndonjë prej tyre është në rrezik. Viktima me shumë gjasa është shoferi i furgonit.
Policia dhe ndihma e shpejtë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetohen gjithçka që lidhet me aksidentin.