Aksident i rëndë/ Përplasen tre automjete, 9 persona të lënduar

Një aksident automobilistik me të lënduar është raportuar sot rreth orës 17:00 në Skënderaj pranë rajonit të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 17:00, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin në një rrugë në Skënderaj” tha ai.

Në këtë aksident janë përfshirë tre makina ku si pasojë nëntë persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Skënderaj, e më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Të përfshira tre makina ku si pasojë e aksidentit  lëndime  kanë pësuar nëntë persona të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKMF ne Skënderaj, më pas janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Mitrovicë” tha Zahiti.

SHKARKO APP