Aksident në Shkup, humb jetën qytetari. Policia “zbor” shoferëve
Në 24 orët e fundit në Shkup të Maqedonisë së Veriut janë shënuar dy aksidente rrugore me pasojë vdekje e një shtetasi dhe plagosjen e një tjetri.
Sipas raportit ditor të SPB-së, gjatë ditës dhe natës së kaluar janë sanksionuar 54 shoferë që po lëviznin tej normave të lejuara. Policia ka përjashtuar nga komunikacioni edhe 15 automjete të tjera të pa paregjistruara.
Për përdorimin e telefonit celular janë sanksionuar 32 shoferë, ndërsa për mos vendosjen e rripit të sigurisë 17 shoferë.