Aksionet në veri, Vuçiç: Nuk kam folur për ndërhyrje ushtarake
Aksionet e Policisë së Kosovës dje në pjesën e veriut ka shkaktuar reagime të forta në Serbi dhe në Rusi. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se kur ka folur në Kuvendin e Serbisë se “ushtria jonë, nëse vjen deri tek çfarëdo përkeqësimi serioz i jetës së njerëzve në veri të Kosovës e Metohisë, do të mbrojë popullin tonë”, nuk e ka pasur fjalën për ndërhyrje ushtarake.
Në konferencë për mediat, i pari i shtetit serb shtoi se do të mbrojë popullin e vet dhe do të fitojë, por përçoi edhe njëherë mesazhin e prerë se nuk ka përmendur asnjëherë ndërhyrjen ushtarake. Ai tha se qëndrimi i Serbisë ndaj dialoguesve shqiptarë do të jëtë ndryshe.
“Nuk do të luftojmë, do të ruajmë paqen me çfarëdo çmimi. Nuk kam përmendur kurrfarë ndërhyrje kam thënë “do të mbrojmë popullin tonë”. Do të kemi sjellje tjetër ndaj dialoguesve shqiptarë dhe ndaj atyre të cilët në fillim s’u lajmëruan (në telefon), e më pas u shitën ‘toshë’. Nisën të lajmërohen kur e kuptuan se qëllimi ynë për të mbrojtur popullin tonë ishte serioz”,- tha Vuçiç.