Aktivisti futet live gjatë edicionit të lajmeve në Kosovë: Radio Televizioni i Kurtit

Në edicionin e lajmeve në RTK ndodhi një “surprizë” e çuditshme pasi një aktivist i Partisë Socialiste Demokratike u fut në studio me pankartë në duar ku shkruhej “Radio Televizioni i Kurtit”.

Aktivisti i PSD u fut në studio teksa ishte duke u dhënë edicioni informativ. Nol Nushi ishte personi që mbante në duar pankartën

Moderatorja e RTK ka kërkuar ndjesë pas këtij episodi. ”Ju kërkoj ndjesë për ato skena që patë pak më përpara kur në mënyrë të paorganizuar dhe të panjohur si nga ana e stafit, si nga ana e redaksisë persona të panjohur hyn brenda përbrenda”.

Dyshohet se protesta erdhi pas emërimit të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje si drejtor i RTK-së, Rilind Gërvallës.

SHKARKO APP