Akuza nga Albin Kurti: Serbia shtyu takimin tim me Vuçiç

Kryeministri Albin Kurti, thotë se Serbia po pengon qëllimisht dialogun me Kosovën. Sipas tij, Beogradi anuloi takimin e nivelit të lartë do të mbahej këtë javë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

“Duhej të ndodhte një takim këtë javë mes meje dhe presidentit serb, Vuçiç, por kanë qenë përsëri ata që kanë kërkuar të shtyhet kjo gjë. Pra, ata po e shtyjnë dorëzimin e listave të konsumatorëve në veri, janë ata që po i shtyjnë takimet në Bruksel, çfarëdo preteksti që përdoret janë përpjekje për tu shfajësuar, në rastin kur fajësia nuk ka qenë kurrë më e qartë”, tha Kurti.

Kryeministri përsëriti se Kosova kërkon marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, gjë e cila mbështetet nga Uashingtoni, Berlini zyrtar dhe Parlamenti Europian.

Po ashtu Kurti komentoi dhe deklaratën e ndërmjetësuesit për dialogun, Miroslav Lajçak, se Prishtina dhe Beogradi janë afër një marrëveshje për çështjen e të pagjeturve të luftës, duke sqaruar se ku kanë ngecur bisedimet.

SHKARKO APP