Akuza për akte terroriste të shtetasve rus në Mal të Zi

Shtetasit rus, Eduard Vladimirivic Shirokov dhe Vladimir Nikolayevich Popov, zyrtarisht janë nën hetime nga ana e Prokurorisë Publike Speciale e Malit të Zi.

Prokuroria i ngarkon ata se janë kreu i një organizate kriminale, e cila kishtë përgatitur një sulm terrorist me 16 tetor në Mal të Zi, shkruan Pobjeda nga Podgorica.

Gazeta thekson se hetimi është zgjeruar ndaj tre shtetasve serb – Predrag Bogicevic, Nemanja Ristic dhe Millosh Jovanovic.

Hetuesit malazezë, ditët në vijim, nga autoritetet serbe, do të kërkojnë ekstradimin dhe marrjen në pyetje të tyre.

Gazeta thekson se për herë të parë raporton konkretisht se një anëtar i një organizate kriminale nga strukturat politike të Frontit Demokratik (FD), është dashur që pas shpërthimit të kaosit para ndërtesës së Parlamentit të komandojë njerëzit që të përleshën me oficerët e policisë.

Nga  Prokuroria Publike Speciale e Malit të Zi është bërë të ditur, për televizionin e Malit të Zi, se nga këto institucione do të ketë njohtim për publikun vetëm kur të krijohen kushtet.

Duhet rikujtuar se muajin e kaluar në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku fitoi Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanovic, aleat i perëndimit, ndërsa humbi opozita proruse e cila akuzohet se në bashkëpunim me elementët prorus dhe proserb tentoi përmbysjen me dhunë të pushtetit në Mal të Zi.

Moska zyrtare është jashtëzakonisht kritike ndaj qasjes properëndimore te Malit te Zi, duke mos i kursyer as kërcenimet e hapura ndaj këtij shteti që është në prag të hyrjes në NATO./GazetaExpress/

 

SHKARKO APP