Akuzohet për krime lufte, Gjykata e Hagës jep sot vendimin përfundimtar për Sheshelin

Placeholder Image

Gjatë ditës së sotme Gjykata e Hagës pritet të konfirmojë gjykimin ose të tërheqë akuzat lidhur me nacionalistin serb, Vojisllav Sheshel.

Sheshel akuzohet për kryerjen e krimeve kundër pakicave etnike në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës, në Bosnje dhe Hercegovinë, në luftërat e viteve 1990.

Sheshel është liruar nga akuzat në mars të vitit 2016, ndersa tani ka kundërshtuar të jetë i pranishëm në seance duke u përfaqësuar nga avokati mbrojtës, transmeton Indeksonline.

“Nuk shkoj dhe nuk lidhem përmes videos. Nuk dua as ta shoh. Nuk kam kohë dhe nuk më intereson fare. Aktgjykimi do të më dërgohet me letër dhe asgjë tjetër nuk më intereson”, ka thënë Shesheli.

Sipas tij, Tribunali nuk mund ta kundërshtojë atë që ka vendosur më parë. Prokurorët më parë kanë kërkuar nga Gjykata ta shpallin Sheshelin fajtor mbi tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe 6 akuza për shkelje të ligjeve të luftës dhe ta dënojnë atë me 28 vjet burgim, ose të urdhërojnë gjykim të ri.

Akuzat ndaj Shehshel përfshijnë përndjekjet në baza politike, racore ose fetare, dëbimet, vrasjet dhe torturat.

SHKARKO APP