Alarm në Greqi, tre të vdekur nga pickimi i mushkonjave

Tre persona kanë humbur jetën në Athinë pasi janë pickuar nga Mushkonja e Nilit të Lindjes. Autoritet greke kanë deklaruar se deri më tani të infektuar janë 60 persona të cilët po mbahen nën monitorim. “Që prej javës së shkuar kemi regjistruar 17 raste të reja nga pickimet e këtij lloji mushkonje“, tha një zëdhënës nga qendra greke e infeksioneve.

16 persona ndodhen të shtruar në spital disa prej tyre në gjendje të rënduar dhe monitorim intensive. Ky lloj infeksioni në Greqi u zbuluara muajin e shkuar. Ne ftojmë publikun të bëjë shumë kujdes duke mos neglizhuar asnjë lloj pickimi”. Ky është paralajmërimi autoriteteve greke të shëndetësisë.

Vdekja e tre personave nga infeksioni rrezikshëm pasi janë pickuar nga Mushkonja e Nilit të Lindjes nuk është një fenomen i ri për vendin fqinj. Vitin e shkuar virusi vdekje prurës i Mushkonjës së Nilit të Lindjes i mori jetën 5 personave nga 48 që u paraqitën në spital. Ky lloj virusi i shpërndarë nga mushkonjat ka simptomat e gripit por situata e të prekurve agravohet në mënyrë ekstreme duke i çuar të prekurit në gjendje kome.

SHKARKO APP