Alarm për bombë në Serbi: Evakuohet avioni Lufthansa i linjës Beograd-Frankfurt
U evakuuan këtë mëngjes në aeroportin e Beogradit, rreth 130 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, nga avioni Lufthansa që nisej për në Frankfurt, pas një informacioni për praninë e mundshme të një bombe në bord. Siç raportojnë mediat, u zhvilluan kontrollet e posaçme nga skuadra e çaktivizimit të bombave dhe forcat e policisë .
Ende po realizohen inspektime në avion pas telefonatës anonime të marrë këtë mëngjes që paralajmëronte praninë e një bombe në bord. Megjithatë, policia beson se kjo ndoshta ishte një alarm i rremë.
Siç raportohet në një deklaratë nga ministria e brendshme serbe, “një i huaj telefonoi aeroportin ‘Nikola Tesla’ në kryeqytetin serb rreth orës 6.00 të mëngjesit duke deklaruar se kishte një bombë në avionin e linjës ajrore gjermane Lufthansa që po largohej për në Frankfurt.” 130 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan, dhe menjëherë filloi inspektimi i cili është ende në vazhdim, bën me dije ministria.
Policia, shton në deklaratën e ministrisë së brendshme, se kjo mund të jetë ndoshta një alarm i rremë, ndaj është e angazhuar në gjetjen e personit që telefonoi në aeroport. (IM)