Alarm për një krizë të mundshme bankare në Itali dhe Greqi

Në Europë po bien sirenat e alarmit për një krizë të re të sektorit bankar, në Itali dhe në Greqi.

Alarmi ka shoqëruar zhvillimet e javës së kaluar në bursën e Athinës, ku sektori bankar u godit në mënyrë të pamëshirshme për disa ditë rresht dhe sidomos banka e Pireut humbi një të pestën e vlerës, sipas analistëve europianë.

Për Italinë fqinje, shqetësimi buron në politikat fiskale populiste të qeverisë së koalicionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas gazetës ekonomike gjermane “Handelsblatt”, brenda muajve të fundit, investitorët në bursën e Milanos kanë humbur 37 miliardë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithësesi, në Greqi situata e bankave është më komplekse.

Problemi më i madh janë kreditë e këqija, që arrijnë në 88,6 miliardë euro.

Sipas ekspertëve, kjo shifër është e barabartë me 48% të vlerës së gjithë kredive të dhëna nga bankat greke, ose gati 50% e GDP-së (prodhimit të përgjithshëm të brendshëm) të Greqisë.

Një tjetër “plagë” e sektorit bankar grek është se kanë fitime të pakta dhe me shifra të varfëra.

Bankat greke “vuajnë” pasojat e rimëkëmbjes së ngadaltë të ekonomisë vendase, që po përpiqet të marrë veten, pas nëntë vitesh recesioni të thellë.

Një tjerët arsye, ka të bëjë edhe situata e paqëndrueshme politike, një klimë e tejzgjatur periudhe elektorale, që shkakton shqetësim dhe pasiguri tek investitorët.

E ndodhur përballë këtij rreziku të ri, qeveria greke po shqyrton masat e mundshme, por ende nuk i ka hapur letrat e veta.

Siç vë në dukje gazeta gjermane “Die Welt”, kryeministri Tsipras “ka reaguar menjëherë. Tashmë, një tjetër plan shpëtimi për bankat është afër -me gjasë me paratë e taksapaguesve”.

Ndërsa gazeta tjetër, “Handelsblatt”, edhe pse thotë se “qeveria greke nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht mënyrën e mbështetjes së bankave”, vlerëson se “plani është i ngjashëm me modelin që kishin arritur në 2016 Italia dhe BE mbi përmirësimin e sektorit bankar, që ishte zbatuar me sukses”.

Ndërkaq, gazeta konservatore greke, “Kathimerini” nënvizon se “pyetja e madhe është se sa shteti grek do të mundë të ofrojë garancitë e domosdoshme në një plan të tillë, i cili nuk mund të avancojë pa marrë edhe miratimin e kreditorëve ndërkombëtarë të Greqisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?