Alarmi në Greqi, 60 persona të infektuar dhe tre të vdekur nga mushkonja e Nilit

Tre persona kanë humbur jetën në Athinë, pasi janë pickuar nga mushkonja e Nilit të Lindjes.

Autoritet greke bëjnë me dije se deri më tani janë infektuar 60 persona.

Prej këtyre personave, 16 ndodhen të shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky lloj infeksioni u zbulua në Greqi muajin e shkuar dhe autoritetet greke të shëndetësisë paralajmëruan që njerëzit të bënin shumë kujdes, duke mos neglizhuar asnjë lloj pickimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vdekja e tre personave nga pickimi i mushkonjave të Nilit të Lindjes nuk është një fenomen i ri për vendin fqinj.

Ky virus vdekjeprurës u mori jetën vitin e kaluar 5 personave.

Virusi në fjalë ka simptomat e gripit, por situata shëndetësore e të prekurve rëndohet në mënyrë ekstreme, duke shkaktuar madje edhe gjendje kome.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?