”Albin Kurti ka kërkuar dorëheqjen”, deklarata e fortë e Zekës: Ja çfarë i thanë amerikanët

Analisti Milaim Zeka, thotë se para disa kohësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar dorëheqjen në ambasadën amerikane në Prishtinë. Sipas Zekës, amerikanët nuk ia kanë pranuar, duke i theksuar se ndodhet në pushtet për të realizuar disa detyra.

Nëse Kurti nuk pranon të formojë asociacionin e komunave serbe, sipas analistit, Kosova do shkojë në zgjedhje të parakohëshme dhe Kurti rrezikon të shpallet person ”non-grata” nga SHBA dhe BE.

”Kurti është në pozicion qe e ka pranuar asociacion, digjet nga elektorati i tij, ka ardhur në pushtet duke kundërshtuar asociacionin, nëse nuk e plotëson këtë kërkesë pas datës 15 janar, sipas informacioneve të mia presioni do të rritet ndaj Albin Kurtit dhe Kosova pret një pako të dytë.

Ambasadori e di që ndërkombëtarët zgjedhin më të butat, më të mirat. Nëse Kurti nuk pranon të formojë asociacionin e komunave serbe do të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme, ai rrezikon të shpallet person ‘non grata’ nga SHBA dhe BE. Albini është abuzuesi dhe gënjeshtari në historinë politike të shqiptarëve, qëkur është bërë kryeministër i kam thënë që nuk i plotëson prioritetet”, tha Zeka në ”TCH”.

SHKARKO APP