Albin Kurti për CNN: Vuçiç dhe Putin, të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një interviste për ”CNN” me gazetaren e mirënjohur Christiane Amanpour, tha se Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë. Për të Serbia nuk është demokratike dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç si një autokrat vendos për çdo gjë.

”Shpresoj që Brukseli ta vlerësojë e përfundimisht në javët e muajt e ardhshëm t’i afrohemi marrëveshjes me qendër njohjen e ndërsjellë. Pavarësia e Kosovës po ashtu po konfirmohet nga shumica e shteteve në botë që na njohin, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Debati për ligjshmërinë e pavarësisë sonë ka mbaruar. Ajo që duhet rregulluar është marrëdhënia anormale mes Kosovës e Serbisë. Serbia nuk është demokraci”.

Nga ana tjetër, Kurti deklaroi se nuk do të lejohet themelimi i një republike serbe në Kosovë, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë. Ai ka shtuar se edhe pse Kosova nuk është pjesë e NATO-s, trupat e saj janë të pranishme në Kosovë.

”Serbia refuzon t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Serbia nuk është vend demokratik, është një regjim. Situata në Ballkanin Perëndimor është në rrezik. Ne jemi duke e forcuar sistemin tonë të mbrojtjes duke ndarë më shumë buxhet për Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

SHKARKO APP