Albin Kurti: Procesi i Berlinit i duhuri për integrimin në BE

Kundërshtimin për “Open Balkan”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e harron ta deklarojë në çdo takim, apo dalje mediatike. Këtë herë ai ka thënë se zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian dhe se drejt arritjes së këtij qëllimi duhet Procesi i Berlinit.

Teksa mori pjesë në panelin “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”, organizuar nga qeveria e Greqisë, Kuri tha se ka shpresa të mëdha që Procesi i Berlinit të riniset nga kancelari gjerman, Olaf .

“Unë besoj se me presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe me kancelarin Scholz në Berlin ne mund të ringjallim urën transatlantike, e cila në shekullin 21 është edhe më e rëndësishme sesa në shekullin e 20-të.

Procesi i Berlinit 2.0, nëse mund ta quajmë kështu, mund të sjellë një valë që mund t’i shtyjë përpara të gjitha anijet në Ballkanin Perëndimor, kryesisht disa nisma, programe në modeluara sipas EFTA EEA, diçka të ngjashme sikurse Norvegjia, Litenshtajni, Zvicra dhe Islanda kanë me BE-në, komitete dhe këshilla të përbashkët, mekanizma të vëzhgimit, gjykatë të përbashkët me BE-në si vlerë dhe mekanizëm, jo jashtë BE-së”.

SHKARKO APP