Albin Kurti takon Lajçak-un në Greqi: Biseduam për uljen e tensioneve me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti këtë mbrëmje është takuar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, në Greqi, gjatë qëndrimit në kuadër të Simpoziumit SYMI. Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkruan se me Lajçak kanë biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Mirosllav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar në Twitter Kurti.

Të hënën e kaluar Lajçak dhe Bislimi njoftuan se janë dakorduar për hapat për shtendosjen e situatës në veri të vendit.

 

SHKARKO APP