Aleksis Tsipras: Turqia, një fqinj agresiv

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras deklaroi sot në forumin ekonomik që po zhvillohet në Davos se partnerët europianë nuk mund të jetojnë gjithmonë me sfida nga Turqia, të cilën e cilësoi një “fqinj agresiv”.

Kjo deklaratë pasqyron marrëdhëniet e tensionuara të dy partnerëve të NATO-s.

Cipras, i cili erdhi në pushtet në fillim të vitit 2015, tha se ai mori drejtimin në një kohë shumë të vështirë për Greqinë, e cila jo vetëm që duhet të përballet me krizën më të keqe të borxheve dhe refugjatët, por edhe me një “fqinj agresiv” siç është Turqia.

Kujtojmë se Greqia dhe Turqia kanë një histori të gjatë mosmarrëveshjesh, duke filluar që nga hapësira ajrore në Detin Egje, ishullin e ndarë të Qipros, e deri tek të drejtat e pakicave.

SHKARKO APP