Ali Ahmeti për ditëlindjen Adem Demaçit: Bac, të uroj pleqëri të qetë në Kosovën e lirë
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni Ali Ahmeti ka uruar një nga figurat e shquara shqiptare me rastin e ditëlindjes.
“Sot është ditëlindja e Bacë Adem Demaçit Simboli i luftës për liri, pavarësi e demokraci të popullit shqiptar sot mbush 82 vite jetë.
Adem Demaçi është emri i cili na mobilizoi dhe na e ngjalli çdo qelize që të vehej në levizje në luften e madhe çlirimtare.
Ai me jetën e tij dhe vitet e shumta të kaluara nëpër burgjet e kazamatet serbo-jugosllave ishte bërë ndricuesi i rrugës së qindra dhe mijëra shqiptarëve që vepronin e luftonin për largimin e zgjedhës pushtuese nga trojet stërgjyshore! Bac, të uroj jetë të gjate e të lumtur, pleqëri të qetë në Kosovën e lirë!”, shkruan Ahmeti.