Ali Ahmeti prezanton Bujar Osmanin kandidat për president të Maqedonisë së Veriut

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka deklaruar se Bujar Osmani është kandidati i BDI-së për president në Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim në “Facebook”, Ahmeti ftoi qytetarët që ta përkrahin Bujar Osmanin për president të RMV.

Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, ai gjithashtu ka bërë thirrje që të ndalohet njëherë e mirë ndikimi i Rusisë në Ballkan.

“Jemi dëshmitarë që na pamundësohet anëtarësimi në BE dhe të na rikthehet izolimi. Maqedonia është vend i vogël në udhëkryq të civilizimeve. Prandaj iu ftoj që të bëhemi bashkë ta zhvillojmë betejën e fundit të luftës së përjetshme dhe t’i themi bashkërisht ‘jo Rusisë, po Evropës’”, tha Ahmeti.

Kandidatet për president: Stevo Pendarovski, Bujar Osmani, Arben Taravari, VMRO me deputeten Gordana Siljanovska, ndërsa partia “Levica” kandidon me profesoreshën Biljana Vankovska.

SHKARKO APP