Ambasadori i Gjermanisë në Shkup: Maqedonia e Veriut duhet të marrë një datë për negociatat

Ambasadori i Gjermanisë në Shkup, Thomas Norbert Gerberih deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të marrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

“Në dy vitet e kaluara, shteti dhe qeveria maqedonase kanë bërë gjithçka që ka qenë e nevojshme”, thotë kreu i misionit diplomatik gjermane në vendin fqinj, duke argumentuar se për këtë arsye, e meriton të marrë një datë.

Ai madje vlerësoi, sipas shtypit vendas, se Maqedonia e Veriut duhet të anëtarësohet në BE së bashku me Shqipërinë. Një ditë më parë, duke mos e përmendur me mundësinë e dorëheqjes, kryeministri Zoran Zaev, sqaroi se ajo që vendi i tij pretendon është data e bisedimeve dhe jo një anëtarësim i menjëhershëm.

“Ne kërkojmë që të vlerësohet angazhimi që kemi bërë. BE-ja është tërheqëse për ne dhe kjo na motivon. Deri tani, kemi bërë shumë dhe kemi besim tek Europa. Ne ndryshuam emrin edhe pse serish e ruajtëm identitetin”,deklaroi shefi i ekzekutivit maqedonas në një forum ndërkombëtar në Austri, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë evropian.

Zaev, siç ka njoftuar kabineti i tij, është takuar dhe me komisionerin e zgjerimit , Johannes Hahn, të cilit i ka thënë se “marrja e datës për fillimin e negociatave do të jetë e rëndësishme për vendin, sepse do të jetë motiv shtesë për vazhdimin e zbatimit të reformave në të gjitha fushat me rritëm më të shpejtuar”. S

Sipas opozitës maqedonase, data nuk është marr sepse nuk janë realizuar reformat.

Top Channel

SHKARKO APP