Ambasadori i SHBA: Kosova dhe Serbia të kthehen tek negociatat

Ambasadori Amerikan në Serbi, Kyle Scott ka thënë se Amerika nuk mendon ndonjë vijë të kuqe kur është fjala rreth arritjes së një marrëveshje të mundshme, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kyle Scott ka thënë se çdo zgjidhje e pranuar nga të dyja palët do të mbështetet, e cila mund të zbatohet dhe të jetë e përhershme.

Ndërsa duke folur për rolin e ardhshëm të Philip Reeker, njeriu i sapoemëruar amerikan për Ballkanin, Scott ka thënë se “ai nuk ka ndonjë plan në xhepin e tij”, siç ishte spekuluar në javët e fundit.

“Mund të them atë çfarë e ka thënë presidenti amerikan, se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen për një marrëveshje për normalizimin dhe që në zemër të kësaj marrëveshjeje duhet të jetë një marrëveshje për njohje reciproke. Por marrëveshja për normalizimin duhet të përfshijë shumë gjëra të tjera: marrëveshjen e marrëdhënieve ekonomike, zgjidhjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe (SPC), çështjen e personave të zhdukur, krimet e luftës … Ka shumë elemente që duhet të përfshihen në marrëveshje, por ne besojmë se njohja e ndërsjellë duhet të qëndrojë në zemër të marrëveshjes së normalizimit”, ka thënë ndër te tjera Scott, percjell Telgrafi.

Ai ka folur edhe rreth vendosjes së taksës nga Qeveria e Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Çelësi për Beogradin dhe Prishtinën është kthimi në tryezën e negociatave. Kjo duhet të jetë prioritet i të gjithëve. Disa njerëz luajnë lojëra, kanë taktika, tërheqin disa lëvizje, por qëllimi për Kosovën është të arrijë një marrëveshje dhe e vetmja mënyrë është që të kthehen në tryezën e negociatave. Meqenëse këto tarifa të vëna nga Prishtina kanë penguar vazhdimin e procesit të negociatave, mendojmë se ato duhet të shfuqizohen menjëherë. Ne kërkojmë nga Kosova që të pezullojë ato për një periudhë që lejon vazhdimin e negociatave. Unë shpresoj se ata do të na dëgjojnë”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

SHKARKO APP