Ambasadori i SHBA-së thirrje në dialogun me Serbinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, inkurajoi palën kosovare që të ketë gjithëpërfshirje në dialogun me Serbinë.

Ambasadori Kosnett ia shprehu qëndrimin kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjatë një takimi që zhvilloi të hënën në Prishtinë.

“Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin amerikan për vlerësimet e LDK-së për dialogun me Serbinë. Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së” thuhet në një komunikatë të LDK-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim është biseduar edhe për zhvillimet politike në Kosovë, thuhet në komunikatë./REL

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?