Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj: Donika Gërvalla nuk është shpallur “non-grata” nga Shqipëria

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka reaguar për një lajm të qarkulluar së fundmi se ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla është shpallur “non-grata” nga Shqipëria.

Malaj shprehet se Ambasada nuk e konfirmon këtë dhe nuk ka asnjë vendim ose udhëzim të tillë.

“Ambasada nuk konfirmon asgjë të tillë. Në media qarkullojnë shpesh hamendësime nga më të ndryshmet, të cilat ne nuk i komentojmë më tej. Nuk ka asnjë vendim apo udhëzim të tillë”- u shpreh ambasadori Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Marrëdhëniet tona me Kosovën dhe me qeverinë e saj janë të qarta, të forta dhe gjithëpërfshirëse, siç është theksuar së fundmi edhe nga Ministri Hoxha në bisedën e zhvilluar me Ministrin Konjufca”, theksoi Petrit Malaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?