Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni: Shqipëria nuk përzihet, por brengoset për shqiptarët Pëlqej0 Fatos Reka

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, ka thënë se Shqipëria nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, por sipas tij, bëhet fjalë vetëm për konsultime me liderët e partive politike.

“Nga pikëpamja jonë padyshime se kjo nuk paraqet përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë, për shkak faktit se partitë politike shqiptare nga zgjedhjet e 11 dhjetorit e kanë këtë rezultat që tanimë dihet.

Padyshim se partitë shqiptare në këtë moment kanë një vlerë në lidhje me formimin e Qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria dhe shteti shqiptarë kanë detyrë kushtetuese të brengosen për bashkëkombasit tonë, të cilët jetojnë në jashtë territorit të Shqipërisë dhe për këtë arsye ndodhën takimet me kryeministrin e Edi Rama dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi”, ka thënë Reka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me pyejen se a mund këto takime të sjellin konflikte ndëretnike, Reka u shpreh i bindur se nuk do të ndodhë një gjë e tillë, për shkak se sipas tij, politikanët shqiptarë dhe maqedonas do të dijnë të menaxhojnë me këtë situatë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?