Ambasadorja e SHBA-së në NATO: Ftesa për Maqedoninë, një lajm i shkëlqyer
Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kay Bailey Hutchison, përshëndeti vendimin e pritur të NATO-s për ta ftuar Maqedoninë që të fillojë negociatat për anëtarësim.
“Në këtë Samit kemi rekomandim të shkëlqyer për Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse qytetarët e aprovojnë marrëveshjen me Greqinë. Kjo është një pjesë e rëndësishme për të forcuar Aleancën, të drejtat e njeriut dhe demokracisë”, theksoi ajo, duke shtuar se ky lajm është më i rëndësishmi në këtë samit.
Kay Bailey Hutchison tha se NATO është aleanca më e fuqishme në histori.