Amnisti ndaj Gruevskit? Ja çfarë thotë Gjykata Penale në Maqedoni
Gjykata sqaron se nëse do të ishte marrë një vendim për këtë rast, atëherë do të duhej të përgatitet procesverbali, që do të mundësonte gjykatësin Todorovski të japë deklaratë. Dhe kështu do të hidhej poshtë kërkesa për heqjen e tij.
Më tej, gjykata thotë se votimi është i fshehtë, e rezultatin nuk mundet ta dijë as Stojançe Ribarev, ushtrues detyre kryetar i gjykatës.
Ribarev nga ana tjetër deklaron se nuk ka pasur njohuri se si mbrojtja e të akuzuarve në këtë lëndë ka patur njohuri për përbërjen e gjykatësve, që më pastaj të kërkojnë ndërrimin e një gjykatësi.