Analisti: Lidhjet e Kurtit me agjentët serbë janë diskutuar në Kuvend. Akuzat nga Haradinaj janë të forta

Analisti Rid Berisha, ka analizuar akuzat e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ai u shpreh se akuzat e Haradinjat janë të forta, ndërsa shtoi se lidhjet e Kurtit me agjentët serbë janë diskutuar në Kuvend.

“Ky nuk është një debat tani. Për korrektësi të horizontit, vlerësimit të situatës, këto shqetësime i ka ngritur deputeti Bekim Haxhiu duke i bërë pyetje Kurti. Kanë qenë deputetë e PDK-së që kanë iniciuar këtë kërkesë llogarie. Hardinaj po i shtremb këto akuza. Kurti nuk është përgjigjur. Zoiti Kurti është identifikuar nga policia e Kosovës dhe ka qenë u mbështjellë me batanije”, u shpreh ai në ”Abc News”.

Nga ana tjetër, ai u ndal te skandali i radhës i Vetëvendosjes, ku tha se shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari Lila, duhet të jepte dorëheqjen nga posti i saj, pas bisedës me Milan Radoiçiqin, ish nënkryetarin e Listës Serbe.

SHKARKO APP