Analisti Milaim Zeka: Konfliktin në Bruksel e solli Kurti

Analisti Milaim Zeka, thotë se konflikti në Bruksel erdhi nga Albin Kurti, pasi e quajti zyrtarin e lartë të BE-së, Josep Borrell një gënjeshtar.

“I gjithë konflikti në Bruksel ka ardhur si rezultat i arrogancës së Albin Kurtit, i cili e kishte quajtur Borrell-in, zyrtarin e lartë të BE-së, gënjeshtar dhe Borrell është ngritur në këmbë dhe e ka ndërprerë takimin”, tha Zeka.

Po ashtu analisti tregon edhe se Kurti ka propozuar një dokument, të cilët ata e kanë refuzuar. “Albin Kurti i tha Borrell që ”unë kam një dokument propozues”, për këtë që po flet Albin Kurti, që po thotë hera e parë që po e paraqes”, tregon Zeka në ”Top Talk”.

SHKARKO APP