Analisti serb: Marrëveshja e Ohrit, hapi final drejt njohjes së plotë
Analisti serb, Dushan Janjiç thotë se marrëveshja pa firma e Ohrit është një hap përpara në njohjen e plotë mes Kosovës dhe Serbisë. Për të bashkë eksiztenca për të dyja vendet dukej çmenduri, por tanimë është realitet.
“Është një hap i pastër përpara. Bashkëekzistenca mund të dukej një çmenduri, por është një realitet. Çështja e njohjes së plotë është shtyrë, por ka hapur hapësirë për normalizimin e jetesës.
Për ngritjen e një marrëdhënieje të fqinjësisë së mirë, jo ndërqeverritare, jo ndërshtetërore, por mes qytetarëve, mes fqinjëve. Kjo është shumë e rëndësishme përnjerëzit e zakonshëm, shoqërinë dhe prosperitetin e të dyjave, si Kosovës dhe Serbisë. Më pas mund të vijë njohja nga të dyja qeveritë”, theksoi ai.