Analiza/ A po e merr Zaevi pushtetin me ndihmën e Ramës
Kundërshtarët e etiketojnë si një aleancë Sorosiane. Gruevski e etiketon si një plan të ardhur nga jashtë. Por gjithnjë e më shumë faktorë po binden se platforma me shatatë pika që kryeministri Edi Rama përpunoi me liderët shqiptarë në Maqedoni, po i shkon në ndihmë shefit të LSDM, Zoran Zaev.
Gjatë emisionit “Klik Plus”, në TV 21, Lubomir Frçkovski (foto), profesor drejtësie, ish ministër i brendëshëm dhe i konsideruar si eminencë gri e Zaevit, ka thënë se Maqedonia ka fat që miku ndërkombëtar Edi Rama i mblodhi shqiptarët që të formojnë një platformë me kërkesa gjatë bisedimeve për Qeverinë e re.
“E dini se çfarë ndodhi rreth platformës dhe rreth bashkimit të shqiptarëve. Mendoj që ishte përparësi për ne që miqtë ndërkombëtarë, po edhe Edi Rama kishte sukses që t’i mblidhte dhe të formonte një bllok politik nga këto parti. Sepse rreziku kryesor ishte shantazhimi qe VMRO t’i bënte Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit. Bëhej fjalë për shantazhe të cilat ata nuk mund t’i refuzonin”, tha Fërçkovski.
Ai shtoi që është mirë që shqiptarët u bashkuan dhe formuan bllok i cili është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë.
Pas takimeve në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, partitë shqiptare dolën me një platformë të përbashkët, e cila përmban disa kërkesa si kushte për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme të Maqedonisë. Thënë shkurt: shqiptarët me platformën e tyre kërkojnë të jenë të barabartë në shtetin e tyre. Kërkesat e tyre për barazi politike dhe gjuhësore në Maqedoni (përdorimi i dy gjuhësisë në gjithë teritorin e vendit madje edhe atje ki nuk kanfare shqiptarë), për shanse të barabarta në jetën publike, për ndarje korrekte të buxhetit, për përfaqësim të denjë në administratën publike u hodhën poshtë nga lideri i WMRO, Gruevski. Por zërat po shtohen se ato do të pranohen nga social demokrati Zaev, duke bërë të mundur një koalicion të ri qeverisës.
Kjo me sa duket shpjegon edhe ndryshimin radikal të qëndrimit të eminencës gri të liderit të LSDM, Lubomir Fërçkovski.
Pas marrëveshjes së partive shqiptare ne Tiranë, në një artikull të botuar në portalin maqedonas Libertas.mk Fërçkovski e goditi fort këtë marrëveshje: «Qijani nënën, vëllezër shqiptarë. S’keni mund ta bënit më mut» shkroi ai. Ai i quajti «prijës fisesh» liderët politikë shqiptarë, të cilët nënshkruan platformën politike pas zgjedhjeve.
Po atëhere çfarë ka ndryshuar në pak ditë?
Dyshimet janë se në takimin e Zaevit me Ali Ahmetin, shefi i së majtës maqedone i ka pranuar kërkesat e shqiptarëve. Dhe një gjë e tillë do të çonte automatikisht në formimin e qeverisë dhe në rrëzimin përfundimtar të autokratit Gruevskit nga pushteti.
Prandaj përkrahësit e LSDM kanë filluar të falenderojnë Edi Ramën, ndërsa ata të WMRO-së të denoncojnë lidhjen sorosiane që po sjell të majtën maqedone në pushtet, me ndihmën e Tiranës. (Lapsi.al)