Anarkistët grekë sulmojnë Ambasadën e Iranit

Pjestarë të grupimit anarkist “Rubikon” në Greqi sulmuan sot Ambasadën iraniane në Psychiko, duke hedhur shishe me ngjyrë dhe gurë.

Ngjarja u shënua në orën 06.00 të së hënës. Në të njëjtën kohë, ata shkaktuan dëmtimin e postës jashtë Ambasadës.

Në sulm u përfshinë rreth 10 anëtarë të këtij grupimi që më pas u larguan me pesë motoçikleta të vogla nga rajoni deri në Turkovoun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia rrethoi menjëherë zonën dhe është vënë në kërkim të autorëve të sulmit.

Swiss Digital Mobile Reklama
Παρέμβαση του Ρουβίκωνα στην πρεσβεία του Ιράν

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?