Anëtarësimi në NATO, ‘Financial Times’: Maqedonia shqyrton mundësinë për ndryshimin e emrit
Maqedonia duket se është bërë gati për ta ndryshuar emrin, në mënyrë që Greqia të tërheq veton për pranimin e saj në NATO. Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në një intervistë të dhënë për gazetën britanike “Financial Times” përmend si variant të emrit të ri që mund të ketë Maqedonia si “Maqedonia e Epërme”, i propozuar më shumë se një çerek shekulli gjatë kontestimit me Greqinë dhe për këtë ai ka paralajmëruar një referendum popullor.
Ndërkohë ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov ndodhet sot në Bruksel me kryeministrin Zoran Zaev, dhe do të kenë takime me krerët më të larta të BE-së dhe të NATO-s.