Apeli rikthen në gjykim rastin e vr*sjes së Marigona Osmanit

Apeli e ka kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit. Vitin e kaluar, Dardan Krivaqa ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe përdhunim, ndërsa Arbër Sejdiu, me 15 vjet burg për ndihmë.

Sipas aktakuzës, më 21 gusht 2021, Krivanqa e kishte detyruar tashmë të ndjerën Marigona Osmani, atëherë 18 vjeç, të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, kishte abuzuar dhe e kishte keqtrajtuar në forma të ndryshme.

Më 22 gusht ata akuzohen se e kanë privuar nga jeta Marigonën nga jeta në përpjekje për të fshehur dhunën. Ngjarja ka ndodhur në banesës e Krivanqës në Ferizaj.

SHKARKO APP