Arratia e Gruevskit, prokuroria nis hetimet për financuesin

Prokuroria Speciale në Maqedoninë e Veriut po heton burimin financiar të ish-kryeministrit në arrati Nikolla Gruevski. Lajmi është bërë i ditur nga prokurorja Katica Janeva. Në një intervistë për gazetën “Nezavisen”, Janeva është shprehur se hetimet do verifikojnë se kush e financon qëndrimin e tij në Budapest.

“Specialja po kryen hetime lidhur pasurinë e tij personale. Siç e dini, ai ka tërhequr nga llogaritë e tij rreth 120 mijë euro.

Ne dimë se çfarë prone tjetër disponon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani duam të verifikojmë se me cilat para ai po e financon qëndrimin e tij në Budapest, a bëhet fjalë për para të tij apo për financim nga fonde tjera”, theksoi Janeva, e cila tha se nuk mban përgjegjësi për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?