Arratiset Gruevski? Autoritetet kërkojnë ta çojnë në burg, ish-kryeministri nuk gjendet

Prej tre ditësh ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski është zhdukur nga publiku. Ai as ditën e sotme nuk është paraqitur në seancën e Komisionit për Çështjet Kushtetuese.

Mungoi edhe dje, ndërsa të premten korrieri i gjykatës nuk e gjeti në shtëpi për t’i dhënë vendimin për refuzimin e ankesës për shtyrjen e dënimit me burg për rastin “Tanku”.

Autoritet gjyqësore deklaruan se të hënën do të vazhdojnë me përpjekjet për t’ia dorëzuar ish-kryeministrit maqedonas vendimin për të nisur vuajtjen e dënimit prej dy vjet burg. Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e Qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.

SHKARKO APP