Arratisja e Gruevskit drejt Hungarisë, reagon SHBA: Duhet të hetohet në Maqedoni!
Departamenti amerikan i Shtetit po vëzhgon nga afër rastin e Nikolla Gruevskit, sidomos pasi i është aprovuar azili në Hungari, shkruan sot gazeta hungareze “Nepszava”.
Nga Departamenti i Shtetit, me kërkesë të gazetës hungareze, kanë përsëritur qëndrimin e tyre duke theksuar e Gruevskit i është shqiptuar dënim me burg prej dy vjetëve pas “një procesi themelor dhe transparent”.
Nga Departamenti i Shtetit theksojnë se kundër Gruevskit po zhvillohet katër procedura penale dhe se nevojitet që ato të vazhdojnë në sistemin juridik të Maqedonisë.
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të martën bëri të ditur se ka marrë azil në Hungari. Autoritetet e Maqedonisë kanë kërkuar shfuqizimin të vendimit për azil dhe ekstradimin e Gruevskit në Maqedoni.