Arratisja e Gruevskit, protesta në Shkup

Një grup qytetarësh kanë protestuar pasditen e sotme para selisë së qeverisë në Shkup. Protestuesit kanë bërë përgjegjëse qeverinë për arratisjen e ish-kryeministrit Nikoll Gruevski, i cili i shpëtoi arrestimit.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, teksa kanë bërë thirrje që të arrestohet edhe Sasho Mijallkov, ish- drejtori i DSK-së dhe kushëri i Gruevskit.

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski është dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre. Ai arriti të largohej nga Maqedonia duke i shpëtuar arrestimit dhe tashmë ndodhet në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

SHKARKO APP