Arrestimi i deputetit, Kuvendi pranon heqjen e imunitetit

Pas ndalimit nga ana e policisë së  Maqedonisë së Veriut të ish-kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë dhe njëkohësisht deputet, Trajko Veljanovski Kuvendi ka pranuar kërkesën e Gjykatës Penale për heqjen e imunitetit të deputetit.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se pranimi i kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së është konfirmuar  nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Telat Xhaferi.

Sipas procedurave, tani mbetet që kryepatlamentari Xhaferi kërkesën duhet tia dërgoj Komisionit për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit.

Kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski tha se sapo të pranoj kërkesën, do e shqyrtojë atë nëse gjithçka është në rregull dhe më pas do caktojë srancë të Komisionit. Ish-kryetari i Kuvendit dhe tani deputet i VMRO-së Trajko Veljanovski, akuzohet për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit. Një akuzë që rrezikon edhe ish-kryeministri tashmë në arrati, Nikola Gruevski.

SHKARKO APP