Arrestohet afër kufrit me Shqipërinë, greku kishte 91 kg hashash në makinë
Rajoni E Premte, 24 Shtator 2021 04:17
Policia greke ka kapur 91 kg drogë brenda një makinë që drejtohej nga një 60 vjeçar grek në kufirin greko-shqiptar.
Droga u kap në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë.
Policia ndaloi mjetin që vinte nga kufiri gjelbër dhe brenda tij u gjetën 56 pako me 91 kg e 200 gram marijuanë.
Gjithashtu u sekuetruan 170 euro dhe 1 celular, ndërsa u vu në pranga shtetasi grek.