Arrestohet vrasësi i biznesmenit të njohur në Greqi, në kërkim vëllai i tij

Një shtetas bullgar me origjinë turke është arrestuar nga policia greke i dyshuar si autor i ekzekutimit të biznesmenit Yiannis Makris në Voula.

Personi i arrestuar është një 31-vjeçar dhe ndalimi i tij është bërë të martën. Ndërkohë policia greke ka shpallur në kërkim vëllain e tij 35-vjeçar.

31-vjeçari mendohet të jetë edhe ekzekutori që ka tërhequr këmbëzën e armës që i kushtoi jetën sipërmarrësit.

Sipas informacioneve, ai erdhi në Athinë vetëm për të vrarë Yannis Makris dhe menjëherë u largua nga kufiri. Më pas ai u kthye në Greqi ku edhe u arrestua nga policia.

Kush ishte Yannis Makris?

Yannis Makris, 47 vjeç, njihej si “australiani”. Ai ishte një person i njohur për policinë për përfshirje në trafik droge. Makris ishte aksioner në një kompani të sigurimit së bashku me një ish-ministër.

47-vjeçari mbante një profil të lartë në Athinë dhe Mykonos, dhe u martua me modelen e njohur, Victoria Cary, i cila mori pjesë në reality show “Rocks My Style”. Së bashku kishin dy fëmijë.

Yannis Makris kishte probleme edhe me autoritetet australiane për trafik droge. Gjatë dekadës së fundit, Makris e ndau jetën mes Greqisë edhe Australisë, por kohët e fundit ai kishte zgjedhur të qëndronte në Athinë.

Në Australi ishte pronar i një klubi nate. Ai u akuzua gjithashtu për pjesëmarrje në episode të nxehta në Australi, Angli dhe Mykonos.

Në videon e mëposhtme shikohet momenti i egzekutimit të biznesmenit.

SHKARKO APP