Asnjë vdekje dhe 37 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Rajoni E Shtunë, 24 Korrik 2021 16:09
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktime. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjithashtu janë shëruar 10 pacientë, ndërsa raste aktive në vend janë 292
Sipas të dhënave të MSH që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 156.054 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.273 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.489 pacientë.