Asociacioni, reagon opozita: Kryeministri Kurti të japë llogari mbi atë që ka pranuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të raportojë më 3 nëntor para Kuvendit për dialogun me Serbinë, kryesisht për draft-statutin e propozuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefat e Grupeve Parlamentare të subjekteve opozitare, PDK, LDK dhe AAK thanë se Kurti e ka detyrim ligjor të raportojë pas takimeve që ka zhvilluar në Bruksel më 26 tetor me krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar, PDK, tha: “Kurti ka deklaruar se drafti i propozuar për Asociacionin është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Dokumenti nuk është bërë publik, me kërkesë të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, tha se në të kaluarën ka pasur kërkesa të tilla për mospublikimin e dokumenteve, por pret që Kurti të vijë në Kuvend së bashku me dokumentin për Asociacionin, të cilin ka pranuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?